Barça mposhti Juven, Moratës i anulohen 3 gola

28 tetor 2020 | 23:01

Barcelona e Koeman i jep një leksion futbolli Pirlos në “Allianz Stadium”, duke fituar pa shumë probleme 2-0. Një lojë shumë e dobët e kampionëve të Italisë që vuajnë mungesat e shumta, por edhe idetë e paqarta të ekipit torinez.

Sfida nisi më mirë për Barcelonën që rrezikon menjëherë që në minutën e 2-të, teksa Griezmann do të ndalej nga shtylla. 10 minuta më pas do të vinte edhe goli i avantazhit. Dembele provoi me një goditje nga distanca që u devijua nga Chiesa dhe shkoi në trekëndëshin e portës bardhezinjve.

Juventus kërkon të reagojë, teksa do të gjente shumë shpejt golin e barazimit me Moratën, por sulmuesi spanjoll ishte në pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër Messi shpërdoroi një shans të artë për të realizuar edhe golin e dytë. Skuadra e Pirlos shënoi sërish me Moratën, por që do të anulohej në të njëjtën mënyrë për pozicion të parregullt. Duket e pabesueshme, por sulmuesi spanjoll për herë të tretë në fillimin e pjesës së dytë dhe sërish do të anulohej për pozicion më të avancuar.

Në pjesën e dytë Barcelona vijon të dominojë lojën duke krijuar shanse të shumta shënimi. Messi, Griezmann dhe Dembele shpërdorojnë njëri pas tjetrit raste në portën e Szczęsny, i cili ndihmohet edhe nga Danilo, i cili ishte më i miri te bardhezinjtë. 5 minuta nga fundi Demiral ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak në minutat e fundit. Në fundin e kohës së rregullt, Bernandeschi shakkton penallti, që do të kthehej në gol nga Mesi.

Manchester United ndërkohë mori një fitore të thjeshtë 5-0 ndaj Leipzig. Rashford spikati me tripletë, ndërkohë që do të shënonin edhe Greenwood dhe Martial me penallti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.10.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë​ 1.…