Barça në bisedime me Flickun  

23 maj 2024 | 12:31

Barcelona pritet të ndahet me Xavi Hernandezin. Trajneri katalunas muaj më parë kishte deklaruar se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, ndërsa pak javë më parë tha se e kishte ndërruar mendjen dhe se do ta vazhdonte eksperiencën në klubin ku ai është bërë legjendë.

Sidoqoftë, deklaratat e tij të fundit nuk i kanë pëlqyer presidentit Joan Laporta, i cili ka vendosur ta shkarkojë atë. E në vend të tij, thuhet se Barça ia ka vënë syrin trajnerit Hansi Flick, me të cilin tashmë kanë nisur negociatat.

Edhe pse atë e kërkon edhe Chelsea, trajneri gjerman e ka në mendje Barcelonën. Ai mund ta marrë në dorë ekipin sapo të sqarohet definitivisht çështja me Xavin. Sidoqoftë, Flick mbetet opsioni kryesor për presidentin Laporta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas informacioneve të mirë informuara brenda kryesisë së ngushtë të…