Barça në verë përforcohet me yllin e Cityt

13 janar 2021 | 13:14

Barcelona në afatin kalimtar të verës pritet të përforcohet me yllin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, njofton “The Sun”.

Argjentinasi ka kontratë me Cityn deri në qershor dhe mund të jetë një transferim me parametra zero. Interesim për Agueron ka shfaqur edhe PSG-ja.

32-vjeçari është pjesë e klubit anglez nga viti 2011, derisa ka regjistruar 268 paraqitje dhe ka shënuar 180 gola.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, ka pritur në takim Blerim…