Barça nuk heq dorë nga transferimi i Neymarit

16 korrik 2020 | 16:53

Barcelona sivjet nuk ka kënaqur me performancën e treguar në fushë  e aq më shumë për faktin se lejoi Realin ta parakaloi në luftë për titull i cili sonte veç mund ta sigurojë titullin nëse fiton ndaj Villarrealit.

Kjo ka bërë që skuadra kataluanase të mendojë për përforcime, ndërsa emri më i përfolur është braziliani Neymar. Paris Saint-German ka shprehur gatishmëri për të lejuar transferimin e sulmuesi brazilian Neymar te Barcelona gjatë verës.

Sipas mediumit britanik “The Express”, Barcelona mund ta rikthejë Neymarin në Nou Camp në një marrëveshje lojtar plus para. Francezët duan 80 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit anësor francez, Ousmane Dembele. Neymar u largua nga gjigantët spanjoll tre sezone më parë për një marrëveshje rekord botëror prej 222 milionë eurosh, por që prej asaj kohe ka luftuar me lëndime te PSG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka larguar…