Barça zyrtarizon Arthur Melon
                12 korrik 2018
                |  16:03
            
        Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Arthur Melo nga Gremio de Porto.
“FC Barcelona dhe Gremio de Porto Alegre kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo, pas marrëveshjeve që u arritën në mars”, thuhet në njoftimin e Barçws.
Ky futbollist i ka kushtuar skuadrës spanjolle 31 milionë euro, ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare dhe klauzola e tij do të jetë 400 milionë euro.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        