Barcelona dhe Liverpooli synojnë përmbysjen në Ligën e Kampionëve
14 prill 2026
| 10:42
Sonte (e martë) zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve nga ora 21:00.
Barcelona dhe Liverpooli që kanë humbur ndeshjet e para synojnë përmbysjen e rezultatit në një mision që duket tejet i vështirë ndaj Ateletiko Madridit përkatësisht Paris Saint-Germain (PSG).
Barcelona humbi ndeshjen e parë si vendas me rezultat 2:0, ashtu sikurse Liverpooli kundër kampionëve aktual PSG-ja, por skuadra angleze ka një përparësi pas ndeshjen e sotme e luan në “Anfilld”.



