Barcelona fiton bindshëm derbin ndaj Atleticos

17 mars 2024 | 23:01

Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë të triumfojë në transfertë ndaj Atletico Madrid, pasi katalanasit fituan me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, pasi në minutën e 38’, ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, i dha epërsinë Barcelonës.

Në pjesën e dytë, pritej që Atletico të reagonte, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 47’, ishte përsëri Barcelona që shënon, këtë herë me Robert Lewandowski. Goli i tretë erdhi nga F.Lopez në minutën e 65’, duke vulosur sfidën.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e dytë me 64 pikë, 8 pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë, ndërsa Atletico në vendin e pestë me 55 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inter dhe Napoli kanë përfunduar në barazimin 1-1 në “San…