Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
01 maj 2026
| 10:58
Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga trajneri Hansi Flick për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sipas “Mundo Deportivo”, kontrata është rinovuar deri në vitin 2028.
Sipas këtij raportimi, trajneri gjerman pritet të nënshkruajë kontratën e re vetëm pasi skuadra katalanase të sigurojë titullin e La Liga.
Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë, nëse Barcelona arrin të mposhtë Osasuna dhe nëse Real Madrid humb pikë në përballjen ndaj Espanyol.
Ndërkohë, agjenti i Flick, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes së re.
Në të njëjtin takim, ai pritet të diskutojë edhe të ardhmen e një tjetër klienti të tij, sulmuesit Robert Lewandowski.



