Barcelona kërkon kthimin e madh ndaj Atleticos

03 mars 2026 | 14:26

Barcelona ka një mision të vështirë para vetes pasi synon ta eliminojë Atletico Madridin në gjysmëfinale të Kupë së Mbretit.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Madrid, Atletico fitoi 4:0 dhe me një këmbë është në finale të kësaj gare.

Dueli i kthimit luhet sonte prej orës 21:00 në stadiumin “Camp Nou”, me Barcelonën që kërkon ta bëjë kthesën e madhe për ta prekur finalen e Kupës së Spanjës.

Madje, trajneri Hansi Flick ka paralajmëruar se Barcelona të pamundurën do ta bëjë të mundur dhe atë përballë Atletico Madridit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katërmbëdhjetë vjet më parë, Ariani Company nisi një rrugëtim me…