Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit
19 janar 2023
| 22:37
Barcelona ka arritur një fitore të thellë 5-0 ndaj Ceutës në Kupën e Mbretit. Katalanasit kualifikohen për në fazën çerekfinale.
Në pjesën e parë Barcelona shënoi vetëm një gol. Në fundin e 45 minutëshit është Raphinha që zhbllokon shifrat duke e çuar Barcelonën në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë Robert Lewandowski dyfishoi rezultatin. Rrugën e rrjetës e gjejnë më pas Ansu Fati e Franck Kessie. Për të vulosur gjithçka mendoi Lewandowski që vulosi edhe rezultatin final të takimit.



