Për shkak të vërshimeve mësimi nuk mbahet të premten as në Klinë

19 janar 2023 | 22:35

Komuna e Klinës ka njoftuar se të premten, nuk do të mbahet mësimi nëpër shkolla, për shkak të pamundësisë së qarkullimit në disa fshatra.

Në konsultim me prindërit, Drejtoria e Arsimit ka vendosur që mësimi nesër të mos mbahet, teksa vendimi në fjalë do të vlejë vetëm për nesër.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës përcjell Klankosova.tv

Gjendje më e rënduar paraqitet edhe në komunën e Skenderajt.

Edhe kjo komunë ka vendosur që të premtën të mos mbahet mësimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli ngriti një dolli për kreun e PD-së, Sali…