Barcelona zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Flickun

18 maj 2026 | 15:31

Gjermani Hansi Flick do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën e Barcelonës. Kampionia e Spanjës ka njoftuar se Flicku ka vazhduar kontratën me Barcelonën dhe do të jetë në krye deri në vitin 2028.

Flicku në krye të Barçës është nga vera e vitit 2024. Këtë skuadër , ai e ka udhëhequr drejt dy titujve të Spanjës, Kupës së Mbretit në vitin 2025 dhe dy Superkupave spanjolle.

61-vjeçari vlerësohet shumë në Spanjë. Synim e ka që Barçën ta kthejë në krye të futbollit evropian, përkatësisht që ta fitojë Championsin. Flicku ka drejtuar edhe Bayernin e Hoffenheimin, kurse ishte edhe selektor i Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se…