Ministri Gashani pret në takim presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

18 maj 2026 | 15:05

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se sot ka pritur në takim presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, njëherësh president i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis, në kuadër të koordinimeve dhe përgatitjeve intensive për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Kisha kënaqësinë të pres në takim Presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis, në kuadër të koordinimeve dhe përgatitjeve intensive për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Gjatë takimit diskutuam për progresin e deritanishëm, projektet infrastrukturore dhe rëndësinë që këto lojëra kanë për Kosovën, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe si një moment historik për promovimin ndërkombëtar të vendit tonë.

Theksova përkushtimin e plotë institucional për realizimin me sukses të këtij projekti madhor, duke siguruar që trashëgimia e Lojërave Mesdhetare 2030 të ketë ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit, rinisë dhe infrastrukturës sportive në të gjitha rajonet e Kosovës.

Prishtina 2030 është më shumë se një organizim sportiv është dëshmi e vizionit, bashkëpunimit dhe ambicies së Kosovës për t’u rreshtuar denjësisht në hartën ndërkombëtare të sportit”, ka njoftuar ministri Gashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një aksion para…