
Bardhi: Emocionuese ndeshja dhe fitorja kundër Italisë
25 mars 2022
| 12:03
Pas përfundimit të ndeshjes së “play-off”-it në Palermo, ku Maqedonia mundi kombëtaren e Italisë me golin e Trajkovskit në kohën shtesë, Enis Bardhi potencoi se kjo është ndeshja më emocionuese që ka pasur në karrierën e tij.
“Është një emocion që nuk mundem ta përshkruaj. Jemi shumë të kënaqur. Është edhe një ndeshje, edhe një finale ku do të përballemi me Portugalinë, por ende jemi me atë euforinë e fitores. Çdo ndeshje e tillë ka emocionet e veta. Kjo me Italinë ka qenë ndeshja ma më emocion që e kam përjetuar prej sa jem pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë”, ka thënë Bardhi.