Ademi: Me djemtë dardanë që po ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes së futbollit tonë

04 korrik 2025 | 14:23

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka poublikuar në “Facebook” një fotografi me Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin. Ai ka thënë se djemtë dardanë po ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së futbollit të Kosovës.

“Pata kënaqësinë t’i presë yjet e futbollit tonë Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin. Të gjithë kanë dhënë shumë për fanellën e Kosovës në fushën e gjelbër, e tani edhe jashtë saj. Vedati vazhdon të na bëjë krenar si një prej shtyllave të Kombëtares, ndërsa Samiri, Aneli dhe Hekurani tashmë janë pjesë e Federatës dhe trajnerë të kombëtareve të gjeneratave të reja. Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që vazhdoni t’i jepni futbollit të Kosovës”, ka shkruar Ademi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…