Bardhyl Mahmuti sugjeron që të nxirret para përgjegjësisë penale Adriana Matoshi

11 nëntor 2025 | 18:36

Veprimtari Bardhyl Mahmuti i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, e cila ka theksuar: O fIaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica!”.

Bardhyl Mahmuti ka shkruar në “Facebook” se deputetja e VV-së duhet të nxirret para përgjegjësisë penale.

“Vreri do t’ua zë frymën:
E PABESUESHME ÇFARË URREJTJE KUNDËR ATDHETARËVE TË NJË LAGJEJE TË TËRË TË PREKAZIT HEROIK,  NXJERR NJË DEPUTETE! NË NJË SHTET LIGJOR, PËRGJEGJËSIA PENALE DO TË ISHTE E PASHMANGSHME!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20…