Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë ceremonisë së betimit para presidentes, gjyqtarët e rinj janë zotuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”.
Presidentja Osmani ka theksuar se “drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”.
Ajo ka theksuar se “gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”.



