Bare shënon golin e parë në La Liga, Espanyoli pëson humbje të thellë nga Villarreali

27 shkurt 2022 | 16:51

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Keidi Bare, ka arritur të realizojë golin e tij të parë në La Liga, elitën e futbollit spanjoll. Bare realizoi golin e vetëm për Espanyol në humbjen 5-1 ndaj Villarrealit.

“Nëndetësja e verdhë” zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-t me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20-të dhe të në shtesën e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Villarreal pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53’.

I vetmi gol për Espanyolin në këtë përballje u realizua nga Bare në minutën e 65-të, pasi mesfushori shqiptar arriti që të godiste mjaft mirë brenda kuadratit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ulpiana ka realizuar fitoren e parë pas tetë ndeshjeve dhe…