Kumbulla qëndron te Roma

26 qershor 2025 | 16:47

Pavarësisht interesimit nga disa klube, përfshirë një ofertë serioze nga Hellas Verona, Marash Kumbulla ka marrë vendimin të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i përkushtuar të bindë trajnerin e ri të verdhekuqve, Gian Piero Gasperini, për t’u bërë pjesë e planeve të tij për sezonin 2025/26.

Pas një huazimi të suksesshëm në La Liga me Espanyolin,  ku 25-vjeçari realizoi edhe tri gola,  Kumbulla duket i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën kryeqytetase. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 7.5 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e Sekretarit të…