Basha: Arisin e zgjodha prej Shqipërisë

03 shtator 2018 | 18:18

Kombëtarja shqiptare ka nisur nga puna për të përgatitur ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit më 7 Shtator në “Elbasan Arena” dhe ndaj Skocisë më 10 Shtator, në Britani.

Ditën e sotme ka dalë në konferencë për shtyp Migjen Basha, mesfushori tashmë veteran i Shqipërisë, i cili është rikthyer nga Panucci, pasi u la jashtë për miqësoret e marsit dhe qershorit.

Si ndjeheni, tani që jeni rikthyer në Kombëtare?
Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati njëvjeçare. Fillimisht kam pasur një dëmtim dhe më pas trajneri vendosi që t’u japë mundësinë dhe disa lojtarë të rinj që të veshin fanellën e Kombëtares. Për është çdo herë nder mua është sikur të vi për herë të parë, ndaj jam i gëzuar që rikthehem sërish në Kombëtare.

Çfarë përshtypjesh keni për miqësoret e fundit, ku skuadra nuk ka bindur?
Nuk duhet të vlerësojmë shumë miqësoret. Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksemburgut. Fati jonë ka qenë që kemi reaguar çdo herë pas një disfate. Rezultatet nuk janë pozitivë, pasi nuk duhen nënvlerësuar edhe miqësoret. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Kemi dhe lojtarë të rinj që trajneri ka dashur t’i provojë dhe mund të them se nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Në Kombëtare vlen eksperienca e gjithkujt jo vetëm e imja. Nuk është se vetëm një lojtar e ndryshon gjithë ekipin.

Ku ndryshon kjo Kombëtare, nga ajo e Evropianit?
Kombëtarja normalisht që do të ndryshojë, pasi ishim një gjeneratë që u vjetruam. Skuadra normalisht që do të afrojë lojtarë të rinj. Ndonjëherë duhet dhe eksperienca. Ne duhet t’i ndihmojmë ato lojtarë që të integrohen sa më parë me skuadrën. Ne jemi t’i gatshëm që t’i ndihmojmë. Do vij një ditë që do largohemi nga Kombëtarja.

Si duket gjendja e shokëve të skuadrës?
Nuk ka biseduar me lojtarët se nuk kam pasur kohë. Ne gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip, ose disa të tjetër nuk kanë pasur shumë minuta. Por, çdo herë kemi reaguar. E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Jam i sigurt që edhe këtë herë do t’ia dalim.

Cili është objektivi i Shqipërisë për këto dy ndeshje?
Shumica e lojtarëve nuk jemi në formë të mirë. Na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit. E dimë që Izraeli është një kundërshtar shumë i fortë. Ndeshjen e parë nuk kemi pasur fat. Kemi reaguar mirë dhe kemi fituar atje. Jemi një ekip i çuditshëm, mund të humbim me këdo, por mund të marrim rezultate pozitive me të gjithë, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën.

Pse vendosët t’i bashkoheni Arisit?
Sigurisht që kalimi te Arisi është një motivim shumë i madh. Kam pasur oferta nga disa klube, por rrezikoja të humbja Kombëtaren. Synimi im është ta mbaj Kombëtaren deri në maksimumet e viteve të mija. E kam pranuar Arisin për të qenë pranë Kombëtares.

A keni një apel për tifozërinë kuqezi?
Ne kemi humbur kundër kundërshtarëve të dobët. Unë jam i sigurt që do jenë të pranishëm. Duhet të shikojmë përpara. Janë ndeshje të rëndësishme, ua dimë vlerën.

Është folur që Mavraj mund t’ju bashkohet te Arisi…
Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana klubit ashtu dhe nga ana e lojtarit”. /SS/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo nuk e ka shijuar ende shijen e golit…