Basha bllokoi sot dyert e PD-së, vjen reagimi i Sali Berishës

05 janar 2022 | 17:57

Sali Berisha ka reaguar pas skadimit të afatit që iu vendos Lulzim Bashës për të liruar selinë e PD-së.

Një grup i Rithemelimit të Partisë Demokratike sot shkoi te selia e PD-së por dyert ishin të bllokuara.

Berisha në llogarinë e vet në “Facebook” ka shpërndarë deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

“Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve te Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarve se 1958 vetë në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre”.

“Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 janar para Selisë së Partisë Demokratike me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve’ të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës për mbarë shqiptarët”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike të shpërndarë nga Sali Berisha.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike:

JO BUNKER I PENGUT POR SHTËPI E DEMOKRATËVE!

Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë nga 4,446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë antarë të PD-së që morën pjesë në referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 dhjetor 2021.
Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij ndërtesën e Kryeministrisë.
Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së si dhe I të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.
Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve te Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarve se 1958 vetë në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre.
Me këtë akt të pashembullt, ky peng-skllav i dosjeve të tij dëshmon se në zbatim të urdhërave që merr nga pengmarresit, mendon se mund mbajë peng me forcën e narkoshtetit selinë, antarësinë, Kuvendin dhe referendumin, vetë Partinë Demokratike si dhe pluralizmin politik në Shqipëri.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime armiqësore ndaj demokracisë, këto përpjekje kriminale të klikës së narkoshtetit Rama-Basha për të mbajtur peng Partinë Demokratike opozitën, dhe pluralizmin politik në Shqipëri.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike paralajmëron binomin Rama – Basha se për skenarin e tyre antidemokratik dhe destabilzues do të marrin si përgjigje të merituar turpin e historisë.
Ata që thërmuan bunkerin hoxhist në vitet ‘90 dhe e nxorrën Shqipërinë nga izolimi gjysëm shekullor, do të shembin çdo bunker dhe do të rikthejnë selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve shqiptarë.
Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 janar para Selisë së Partisë Demokratike me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve’ të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës për mbarë shqiptarët.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër disa…