Basha: Ditët e kësaj qeverie janë të numëruara

19 janar 2021 | 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë një takim online me disa prej përfaqësuesve të Bashkimit Europian.
Gjatë një prononcimi për gazetarët, ai ka falënderuar BE-në për ndihmën që i ka ofruar Shqipërisë në këtë kohë krizë.

“Sapo kam patur një komunikim në Zoom me disa prej përfaqësuesve më të lartë të BE-së, përfshirë dhe Komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE, David McCallister, drejtues të tjerë të KE-së, dhe PE-së, ku kam folur për ndihmën e madhe që BE i ka ofruar Shqipërisë. Një gjë është e qartë si drita e diellit, për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë, krahasuar me vendet e rajonit. Në 8 vite Edi Rama ka rritur taksat duke u marrë shqiptarëve 3 mld euro. 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa se më parë. Numri i shqiptarëve që  kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon. Ndihma ekonomike që qeveria shqiptarë ka dhënë është më i ulëti në botë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është vendi me krizën më të thellë në rajon. Ky është realiteti dhe nuk mund të fshihet”, ka deklaruar Rama.

Kryeopozitari nuk la pas as ironitë teksa e krahasoi kreun e qeverisë me Tiren, sanitaren e spitalit Covid 2, duke thënë se qeveria i ka ditët e numëruara.

“Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. ‘Tirja’ i qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve, ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa dhe ua ka dhënë një grushti klientësh nuk mundet më të fshehë dështimin e  tij, duke fajësuar këdo edhe BE-në”, ka deklaruar Basha./tvklan/.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Parlamentin grek të martën ka filluar debati për projektligjin,…