Basha nuk përmbahet: Klinaku, Ramushi dhe Lushtaku po krijojnë narrativë për vrasjen e Albinit

31 gusht 2023 | 11:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë akuza të rënda në drejtim të kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj, anëtarit të PDK-së, Sami Lushtaku dhe kryeveteranit, Faton Klinaku, duke thënë se këtë tre po nxisin vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së kryeministrit, duke dërguar mesazh tek psikopatët se ‘Albini është tradhtar dhe vrasja e tij justifikohet në një situatë të caktuar, bile është akt patriotik’”, ka shkruar ai.

Më tej, Basha ka thënë se është i bindur që “kjo që po ndodh nuk është e rastësishme”.

Shkrimi i plotë i Bashës:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Dragash si rezultat i…