Basha paralajmëron vizitë në Prekaz dhe te familja Rugova pasi kërkoi falje për shkrimin kundër UÇK-së

01 shtator 2025 | 16:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha është tërhequr pak nga arsyetimi duke kërkuar falje sot për një tekst bashkautorial të vitit 2012 kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai k thënë në një konferencë për medie se nuk mban përgjegjësi për asnjë fjalë tjetër në atë tekst, përveç një kapitulli.

“Po pajtohem që është dashur të jem më i kujdesshëm. Unë s’e kam lexuar atë artikull kurrë. Sikur t kisha lexuar kisha reaguar menjëherë, s’e kisha lënë 13 vjet me qëndruar aty, dhe po, mundesh me më thënë që kam qenë neglizhent, i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Po pajtohem për shkak se duhet me e mbajtur një barrë të përgjegjësisë”,  ka thënë Basha.

Po në këtë konferencë, Basha ka paralajmëruar se do të zhvillojë vizita në Prekaz e te familja e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sigurisht që do të shkojë t’i vizitojë. Ato janë vende të shenjta të të gjithë shqiptarëve. Po besoj që në një kohë shumë të shkurtër, marrë parasysh angazhimet që i kemi pasuar këto ditë. Patjetër se do ta vizitojë edhe Prekazin, do ta vizitojë edhe familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e çmoj e vlerësoj secilin person që ka kontribuuar për shtetin tonë”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi i parë në Holandë i mundësoi Oskar Piastrit të…