Basha thotë se Evropa po pret që ta rrëzojnë Ramën

13 shkurt 2019 | 14:10

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha po përpiqet t’i bindë shqiptarët se rrëzimin e Edi Ramës po e presin edhe ndërkombëtarët.

“Evropa po pret! I ka sytë nga ne. Në Evropë kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burg, ndaj më 16 shkurt kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve mbi qeverinë e hajdutëve është Bashkim Evropian dhe kushtetues”, ka thënë Basha.

Lideri i opozitës ka kërkuar nga qytetarët e Burrelit që të marrin shembullin evropian për të dërguar pas hekurave shtetarët të cilët vjedhin popullin. “Në Evropë i përzënë hajdutët, i çojnë në burg”, ka thënë Basha.

Prej 16 shkurtit, Basha beson se do të vendoset një standard i ri, ku Qeveria do të ketë frikë nga populli. /TCh/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët,…