Bashakshehiri konfirmon interesimin për Muriqin

11 qershor 2019 | 23:53

Vedat Muriqi ka shënuar një nga golat e fitores në ndeshjen që Kosova e fitoi në Sofje ndaj Bullgarisë (2-3).

Forma e mirë e ish-sulmuesit të Lirisë së Prizrenit ka bërë që të shtohen skuadrat e interesuara për shërbimet e tij. Skuadra e fundit që e dëshiron në radhët e veta sulmuesin Muriqi është ajo e Bashakshehirit.

“Si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm dëshirojmë të transferojmë lojtarë. Do të doja ta shihja Vedat Muriqin në stafin tim. Nëse na lejon Çaykur Rizespori ne do t’i nisnim negociatat me lojtarin”, ka thënë Okan Buruk, trajner i Bashakshehirit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti i…