Bashkatdhetarët mund t’i drejtohen zyrës së ankesave në “Adem Jashari”

13 gusht 2018 | 14:07

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka bërë me dije se nga dita e hënë bashkatdhetarët të cilët vijnë në Kosovë nëpërmjet aeroportit “Adem Jashari” mund t’i drejtohen zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjereve.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se stafi i kësaj ministrie do të jetë në dispozicion të bashkatdhetarëve çdo ditë të javës.

“Bashkatdhetarë të dashur, për juve që keni vendosur të na vini në vizitë përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, nga kjo e hënë do të mund t’i drejtoheni edhe Zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve. Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim tuajin çdo ditë të javës. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë edhe përmes linjave kontaktuese; (+381) 038 200 28 105, [email protected]. Edhe një hap më shumë institucional në mbrojte të drejtave tuaja. Qëndrim të këndshëm në vendlindje!”, ka shkruar Lekaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 4 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Barcelona ka bërë disa transferime në këtë afat…