Bashkëkryesuesja e seancës konstituive ankohen në Deharin: Bëri shumë shkelje, doli nga skenari

18 prill 2025 | 13:22

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, e cila në cilësinë e deputetes më të re është duke e asistuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, është ankuar në deputetin e Vetëvendosjes.

Ajo ka bërë me dije se kryesuesi i seancës konstituive nuk e ka respektuar skenarin e seancës që i ishte paraqitur dje nga sekretaria e Kuvendit.

Jashari ka shkruar në “Facebook” se Dehari ka bërë shumë parregullsi në drejtim e seancës.

“Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari sot doli nga skenari, nga korniza që parashihet për një udhëheqës të kësaj seance. Devijimi nga ky skenar ndodhi që nga pika e parë, ku në vend që deputetët të ftoheshin për votim, ai thirri përfaqësuesit e partive politike për konsultime. Si kryesuese ndihmese e kësaj seance, sot pash shumë parregullsi, që nga fillim e deri tek mbyllja e vrazhdë e saj. Kjo pozitë, ani se e rastësishme për shkak të moshës, duhet të merret me shumë përgjegjësi!”, ka shkruar Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa vitesh te Manchester City, Kevin De Bruyne do…