Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon ku ishte komandanti legjendar ditën kur UÇK-ja doli në skenë

28 nëntor 2022 | 21:01

Xhevair Geci, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ka treguar se Adem Jashari ishte aty mbi kodër në ditën kur UÇK-ja doli në skenë për herë të parë.

Ai ka treguar se grupi organizator kishte ndarë detyrat, dikush do ta lexonte deklaratën e kush do ta kujdesej për sigurinë.

“Nuk ka ndodh asgjë rastësisht, kanë qenë rolet e ndara, ka qenë pjesa kush me lexu, kush me bë sigurimin. Adem Jasharin ka pas për me bo sigurimin për mbi varrezat ku është varrosë mësuesi Halit, ka qenë një kodër, e krye atyre kodrave ka qenë Adem Jashari i kamuflun, shumë pak i kamufluar, e kanë parë qytetarët që kanë qenë në varrim”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Ka deklaruar se gjithçka iu kishte ecur sipas planit, derisa ka shtuar se ishin shumë të lumtur me përkrahjen qytetare.

“Pastaj vërshuan edhe mediat ndërkombëtare se një dorë e fuqishme po i thotë jo Serbisë”, tha Geci.

Geci ka treguar për historinë e Adem Jasharit dhe UÇK-së, ai ka shtuar se Jashari ishte frymëzim për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Vushtrri sonte është mbajtur një…