Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Maqedoni, i rëndësishëm për sigurinë rajonale

08 tetor 2021 | 14:37

Me nderime të larta ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes është pritur sot shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.

Ai është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri Mehaj e ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të  Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes dy forcave, duke shtuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski është pritur në zyrën e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të dy vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral. Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të dy forcave”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më pas, gjeneral Gjurchinovski dhe delegacioni i tij kanë vizituar kazermën e FSK-së në Pomozatin, respektivisht Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në kërkim-shpëtim.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

May be an image of 2 people and indoor

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 6 people, people standing and military uniform

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar…