
‘Bashkëshorti dhe fëmijët e pacientes së prekur me koronavirus nga Deçani dalin negativ’
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se pas testimeve që i janë bërë bashkëshortit të pacientes së infektuar me COVID-19 dhe fëmijëve të saj, rezultatet kanë dalë negative.
“Të nderuar qytetarë të Deçanit. Me qëllim për t’ju mbajtur të informuar; Komuna e Deçanit, respektivisht Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës COVID-19. Është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë si dhe për familjen e saj bashkëshortin dhe dy fëmijët të cilët po ashtu nuk janë në Deçan! Kemi marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme!”.
“Lajmi i mirë është se bashkëshorti dhe fëmijët kanë rezultuar negativ tashmë! Urojmë që sa më shpejtë pacientja të shërohet dhe të kthehet në Lëbushë të Deçanit! Është krejt e zakonshme në këtë kohë të jemi të prekur nga Corona Virusi i cili e ka pushtuar tërë botën. Njëkohësisht është e domosdoshme të solidarizohemi me njerëzit që tanimë janë të prekur nga ky virus”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.