Bashkëshorti i Shkurte Fejzës u godit nga vetura, ky është versioni i policisë

23 shkurt 2024 | 14:13

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli është goditur  të premte nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë me dije se policia ka intervistuar palët e përfshira në këtë aksident dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Bunjaku B.I shpall të pavlefshëm çertifikatën e biznesit me…