Bashkëshortja e ish-policit të arrestuar në Serbi: Asnjë institucion nuk po përgjigjet, si mund t’i trajtojë kështu shteti njerëzit e tij?

07 korrik 2025 | 15:28

Arieta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi, ka reaguar publikisht përmes një letre drejtuar institucioneve të shtetit. Në letrën e saj, Arieta Spahiu ka thënë se ndodhet në një gjendje të rëndë emocionale dhe shpirtërore, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj heshtjes së institucioneve në raport me bashkëshortin e saj. “Kam dërguar letra, kërkesa, lutje në presidencë, në kryeministri, në ministri, në çdo institucion që ekziston. Por, nuk kam marrë asnjë përgjigje. Jo një telefonatë. Jo një interesim. Heshtje totale. Si mund të jetë kjo mënyra se si një shtet i trajton njerëzit e tij?”, ka theksuar ajo.

Në këtë kontekst, Spahiu ka kërkuar kërkon reagim urgjent nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke thënë se po lufton e vetme për të mbrojtur të drejtën e një njeriu të pafajshëm. “Ku të shkoj më? Kujt t’i trokas në derë kur çdo derë mbyllet para meje? Sa e rëndë është kjo ndjesi kur nuk ndihesh më pjesë e një shteti që duhet të të mbrojë?”, ka thënë ajo në reagimin e saj.

Më tutje, ajo ka bërë apel që zëri i saj të mos injorohet, duke e mbyllur letrën me fjalët: “Ju lutem, mos heshtni më. Ju lutem, dëgjoni zërin tim. Ju lutem, reagoni sa nuk është vonë”.

Ish-polici, Arbnor Spahiu ndodhet në paraburgim në Suboticë, Vojvodinë- Serbi, tashmë qe një muaj nga arrestimi.

Serbia ndalon ish-policin e NjSO-së, e dërgon në mbajtje – Indeksonline.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e larta në vend dhe thatësirat janë shkaktarët më…