Bashkëshortja e Rugovës, Osmanit: Më vjen mirë që dini ta ruani miqësinë me Amerikën

24 maj 2024 | 16:02

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar të premten familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës. Ajo ka shkuar atje për t’ia uruar Ditën e Presidentit që ishte shpallë nga vetë ish-presidenti Rugova.

Bashkëshortja e ish-presidentit Rugova, Fanë Rugova, duke i uruar edhe Osmanit Ditën e Presidentit, i ka thënë se e përcjell punën e saj dhe është shprehur se i vjen mirë që presidentja “di të ruajë miqësinë me Amerikën”.

“Përcjellim punën e juaj të përditshme e që keni shumë punë. Më vjen mirë që dini me e rujtë miqësitë, e sidomos me shtetet e huaja, sidomos me Amerikën që ka pasur pasion presidenti, atë e vazhdoni edhe ju. Më vjen mirë që zhvilloni dhe formoni edhe miqësi të reja ju si presidente e vendit se shumë jeni të angazhuar sidomos në planin ndërkombëtar. Më vjen mirë sa herë ju shoh me shtete të reja, formoni miqësi të reja. Dhe moto e presidentit ka qenë shteti nuk mbahet pa miqësi”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka…