Kryediplomati italian: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën

24 maj 2024 | 15:57

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën në raport me Serbinë.

Antonio Tajani, këto komente i ka bërë i gjatë një konference të përbashkët për medie me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq në Trieste.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”,

“Ribashkimi i Ballkanit me Evropën është një prioritet për qeverinë italiane dhe të gjitha qeveritë e BE-së”, ka thënë Tajani në Forumin e biznesit Itali-Serbi në Trieste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…