Haradinaj përkujton të rënët e batalionit ‘Shkelzen Haradinaj’: Ishin mburojë e vëllezërve të tyre prej arme

24 maj 2024 | 15:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e 24 majit të batalionit gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Haradinaj ka thënë se ata u bën mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja.

“Batalioni gardist ‘Shkelzen Haradinaj’, i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se me dhembje dhe krenari e kujton sakrificën e të rënëve të batalionit gardist “Shkelzen Haradinaj”.

“Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin. Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është afër transferimit në Seria…