Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen 8 vjet pas aksidentit të ish-pilotit të Ferrarit

09 shtator 2021 | 11:24

Bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna ka folur për herë të parë publikisht për shtatë herë kampionin e F1, i cili vuan prej vitesh pasojat e një aksidenti me ski.

Në dokumentarin e Netflix që do të transmetohet së shpejti, Corinna Schumacher u shpreh: “Më mungon Michael çdo ditë, ashtu siç i mungon fëmijëve dhe prindërve të tij. Të gjithëve na mungon, por ai është ende këtu me ne, edhe pse jo si më parë.

Corinna thekson se Schumi vijon luftën, por nuk zbulon detaje: “Jemi të gjithë bashkë në këtë gjë. Jetojmë në një shtëpi, bëjmë terapinë dhe gjithçka të mundshme që Michael të përmirësohet dhe të ndihet mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë më vonë, unë do të bëj maksimumin. Të gjithë do të bëjmë maksimumin. Por, jeta private do të mbetet private, pasi kështu thoshte gjithmonë Michael. Për mua është shumë e rëndësishme që të respektohet jeta e tij private. Michael gjithmonë na ka mbrojtur neve, tani është radha jonë që ta mbrojmë atë”.

Djali i tij, Mick Schumacher, i cili këtë vit është pjesë e F1 si pilot i Haas, thotë se i mungon figura atësore.

“Që nga aksidenti, unë nuk i përjetoj më eksperiencat babë e bir që të tjerët i kanë normale. Mendoj që unë dhe babi sot do të kuptoheshim ndryshe, pasi do të flisnim gjuhën e automobilizmit. Do të kishim shumë gjëra për të folur. Do të jepja gjithçka që të flisja me babin”, ka thënë Corinna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur do të jem në gjendje të bëj seks pas…