
Bashkëshortja kërcënon me vdekje burrin dhe fëmijët e saj në Hajvali
24 prill 2022
| 11:07
Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij kishte dal nga shtëpia dhe pas disa dite përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Hajvali, ku gruaja ishte dal nga shtëpia më 16 prill, ndërsa e kishte kërcënuar bashkëshortin më 22 prill.
E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.