Kushti i ‘çuditshëm’ i Jennifer Lopez për martesën me Ben Affleck

24 prill 2022 | 11:06

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë romancën e tyre pas rikthimit së bashku. Çifti u fejua disa ditë më parë, ndërsa janë në pritje të martesës dhe duken më të lumtur se kurë.

Megjthatë, pas lumturisë së tyre duket se fshihet diçka. Fansat kanë zbuluar se Lopez dhe Affleck ka ‘firmosur’ një marrëveshja paramartesore e kushtëzuar nga këngëtarja përpara se ajo të pranonte unazën e aktorit.  Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe ndoshta e ekzagjeruar.

Me sa duket, J.Lo po i kërkon Affleck që të kenë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen. Reagimet për kërkesën e papritur të artistes drejtuar yllit të “Live By Night” nuk kanë vonuar në rrjetet sociale, ku ndërkohë që disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme. Ndërkaq, për disa të tjerë është mënyra ideale për të mbajtur gjallë pasionin mes aktorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është ndër këngëtaret më të pëlqyera në showbizin shqiptar.…