Bashkia e Nju-Jorkut festoi Pavarësinë e Kosovës

29 shkurt 2024 | 15:37

Bashkia e Nju-Jorkut ka mbajtur pasditen e së hënës në Dhomat e Këshillit një aktivitet të dedikuar për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit dhe organizator, ka mbajtur fjalën kryesore gjatë të cilës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, partnerëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet e Serbisë që minojnë Kosovën dhe Ballkanin.

Në fjalën e tij, ai ka tërhequr vëmendjen për luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fuqinë e qëndresës.

“Në këtë 16-vjetor, na kujtohen pengesat dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova për të dalë nga lufta si një vend i ri i themeluar në luftën e shqiptarëve për liri. Kjo është një pavarësi që nuk u fitua, por u pagua me dekada gjak, djersë dhe lot”, ka thënë Gjonaj, duke nënvizuar aktet e dhunshme të kryera nga serbët gjatë muajve të fundit si në të kaluarën.

Ai ka theksuar rëndësinë e “sjelljes së këtyre kriminelëve të luftës para drejtësisë”.

Si përfaqësuesja e ShBA-së e një distrikti të Kongresit me shumicë shqiptare, e ftuara speciale e ngjarjes, kongresmenia Alexandra Ocasio-Cortez, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit për dhunuesit serbë në mënyrë që ata të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit, pasi ajo është një bashkë-hartuese e Rezolutës 36.

Një rezolutë për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve seksuale të pandëshkuara të serbëve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Rezoluta ka marrë si shembull rastin e shtetases së Shteteve të Bashkuara dhe të mbijetuarës së krimeve seksuale të luftës Vasfije Krasniqi Goodman dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munichu po përgatitet për një revolucion të madh në…