
Bashkim Ramosaj lideri më me perspektivë!
Faton B.Mehmetaj
Bashkim Ramosaj është model i udhëheqësit që është në të gjitha kohërat në shërbim të qytetarit, pa dallim partie, moshe a gjinie. Punoi natë e ditë pa u ndalur për Deçanin me perspektivë, për Deçanin e zhvilluar, për Deçanin kryeqendër të turizmit në Kosovë dhe për Deçanin me zhvillim të qëndrueshëm ekonomikisht. Kryetari Ramosaj e mbështeti gjithësecilin pa dallim që morën iniciativa për të bërë punë të mira për Deçanin. Në mandatin e tij qeverisës Deçani mori zhvillim të hovshëm në të gjitha dimensionet. Është kryetari Ramosaj që i dha hapsirë dhe mundësi brezit të ri për perspektiva të reja. Puna e palodhshme në të mirë të qytetarëve e bëri atë të besueshëm tek qytetarët e Deçani të cilët e mbështetën dhe po e mbështesin fuqishëm edhe sot për të qenë edhe një mandat në krye të proceseve zhvillimore të këtij qyteti. Ai komunikon me secilin dhe është i hapur me të gjithë për ta bërë Deçanin vendin më të pëlqyerin në Kosovë. Gjatë mandatit të tij qeverisës është vlerësuar nga strukturat kompetente si menaxher i shkëlqyer i të gjitha situatave duke përfshirë edhe ato më të vështirat dhe emergjente. Për secilin problem ka ofruar opcione të shumta, por i ka ftuar edhe qytetarët dhe ekspertët e fushave të jepin kontributin e tyre në zgjedhjen e këtyre problemeve. Gjatë udhëheqjes së tij, së bashku me ekipet profesionale, ofroi vizion për të ardhmen. Secili që ka punuar dhe punon për zhvillimin e komunës së Deçanit pa dallim partie është i vlersuar dhe mbështetur prej tij për ti quar proceset përpara. Kryetari Ramosaj e bënë këtë sepse ka etikë profesionale dhe tregon kujdes për secilin që punon e angazhohet për punë të mira të këtij vendi. E them, është udhëheqës i suksesshëm sepse i respekton dhe përkrah të gjithë vartësit e tij. Ka komunikim të shkëlqyer më asamblenë komunale, sepse në kohën e sotme atributet e liderit të suksesshëm shifen në punë. Puna dhe sukseset e Bashkim Ramosaj, po shërbejnë si burim frymëzimi për brezat e ri, dhe padyshim ai do të jetë edhe lideri i së ardhmes. Bashkimi punon shumë pa u ndalur, është i drejt, e nuk bënë dallime, kjo e bënë atë lider të sukseseve të mëdha. Gjithmonë në kontakt dhe në lidhëshmëri me diasporën, me student dhe me klasën punëtore pa dalluar asnjë herë moshat e ndryshme, i trajton dhe shqyrton kërkesat e tyre. Në të gjitha kohërat e ka mbështetjen dhe ndihmën e ekspertëve të fushave të ndyshme për ta zhvilluar Deçanin në të mirë të qytetarëve. Ky është një tregues i qartë që tregon se Kryetari Ramosaj është përsoni i duhur në vendin e duhur dhe të kërkuar. Të gjitha bashkë tregojnë qartë pse Deçani e zgjodhi dhe do ta zgjedh prap për kryetar Bashim Ramosaj, sepse ky është kryetari që i ka mbajtë të gjitha premtimet e dhëna gjërë më sot. I respekton mendimet e të tjerëve, i motivon dhe i ndihmon njërzit për të punuar dhe për të qenë të suksesshëm. Ai nuk ka ngelë në vend numro por ka ecë me kohën dhe ka fituar përvoja të reja për ta menagjuar komunën dhe për të treguar cilësi dhe suksese si kryetar. Deçanit i duhet Bashkim Ramosaj edhe këtë radhë për kryetar.