‘Bashkimi bën fuqinë’: Luani ik nga buajt dhe hip në dru nga frika

08 qershor 2021 | 12:48

Një luan i frikësuar u detyrua të hipte në një dru, pasi një kope e buajve që po e ndiqte vendosi t’i kthehet sulmuesit dhe ta ndiqte atë.

Luani është ngjitur në dru pas një përpjekjeje për ta ndjekur kopenë e buajve në Masa Mara të Kenisë, shkruan “Daily Mail”.

Luani i është bashkuar katër luanëve të tjerë për ta ndjekur kopenë prej rreth 500 buajve. Megjithatë, kur buajt panë se luanët po afrohen, ata nuk ikën por filluan t’i ndiqnin kafshët grabitqare, duke e detyruar njërin luan që të ngjitet në dru.

Fotografi norvegjez, Olva Thokle, i cili ka bërë fotografitë e “çuditshme”, ka thënë se bualli më i fuqishëm nga kopeja ishte nisur drejt luanëve dhe tre prej tyre kanë ikur shpejt, ndërsa luani i katërt është rrethuat nga buajt dhe nuk kishte mundësi të ikte

“Ai pa një dru në savanën e madhe dhe u ngjit për t’u siguruar nga bualli i madh. Ai qëndroi në dru për gati një orë, para se buajt të largoheshin”, ka thënë norvegjezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shihet thuajse çdo ditë në rrugë të Prishtinës dhe të…