
Bashkimi Demokratik prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Prizren
Bashkimi Demokratik i Prizrenit, i udhëhequr nga Zafir Berisha, ka publikuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Zafir Berisha, i njohur për angazhimin e tij politik dhe shërbimin publik, do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik.
Ky subjekt politik synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve me një program që, sipas tyre, do të sjellë ndryshime pozitive dhe zhvillim për komunën.
Njoftimi i plotë i Zafir Berishës
Të respektuar qytetarë të Prizrenit,
Të nderuar miq, bashkëpunëtor dhe mbështetës të BD-Prizrenit.
Mbështetja e juaj me 12 tetor 2025 në zgjedhjet lokale, është mbështetje në përpjekjet tona për t’i ruajtur dhe avancuar vlerat kulturore, historike dhe politike të qytetit tonë, si dhe thellimin e respektit për diverzitetin etnik e fetar, si vlerë shekullore e Prizrenit.
BASHKË, NGA PRIZRENI PËR PRIZRENIN!
Zafa