Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

10 nëntor 2020 | 21:58

Bashkimi ka mundur Kosovahome Prishtinën me rezultat 81:66 (20:25, 24:11, 16:14, 21:16), në kuadër të javës së tretë të Superligës së Femrave.

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra mysafire, duke fituar çerekun e parë me rezultat 20:25. Megjithatë, vashat prizrenase këndellen në periudhën e dytë, duke e fituar 24:11, për të shkuar në pushim me rezultat 44:36.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 16:14 për skuadrën vendase, derisa rezultati në semafor ishte 60:50 pas 30 minutash lojë. Duhet cekur se skuadra mysafire për shkak të mjngesave për 30 minuta luajti me 5-shen e parë dhe nuk bëri asnjë zëvendësim, që sigurisht se ndikoi në lojën e skuadrës prishtinase. Ndërrime nuk kishte as në 10 minutat e fundit, që përfundoi 21:16 dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 81:66.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 24 pikë e 11 kërcime, Lajzae Davidson me 16 pikë e 7 kërcime, Jeleesa Avery me 14 pikë e 8 kërcime dhe Arbnore Përquku me 8 pikë, 9 kërcime dhe 14 asistime, derisa te Kosovahome Prishtina u dalluan Era Shatri me 19 pikë e 8 kërcime dhe Enisa Kamerolli me 17 pikë.

Bashkimi ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Kosovahome Prishtina një fitore dhe dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-liderët e UÇK-së përfshihet…