
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
14 tetor 2021
| 19:22
Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës, solidarizohet me sindikatën e policisë dhe e dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosove gjatë aksionit të djeshëm për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe luftimit të kontrabandës në veri të vendit, deklaroj kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli.
Për BSPK-në dhuna ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë.
Policia e vendit çdoherë e ka dëshmuar profesionalizmin në kryerjen e detyrave të saj, dhe për këtë e ka mbështetjen e plotë të BSPK-së.