Marigona Vataj kërkon votën e qytetarëve të Suharekës   

14 tetor 2021 | 17:38

Marigona Vataj është kandidate e PDK-së për asamble në komunën e Suharekës.

Ajo është zotuar se prioritet në mandatin e saj do të jetë rinia.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gjatë fushatës zgjedhore është munduar të takoi sa më shumë qytetarët të kësaj komune për t`i njohur më mirë problemet dhe nevojat e tyre.

“Këto ditë fushate jam angazhuar të takoj miq, shokë dhe përkrahës të fushave të ndryshme. Por secili me ide dhe vizone të qarta.  Jam munduar ti prek dhe ti bashkëndjej kërkesat dhe nevojat që kanë secilit prej tyre. Mirëpo ajo që më së shumti do fokus është rinia, të cilët jemi ne motorët e së ardhmes.  Angazhimi im i veçantë do të jete në përkrahje të rinisë sonë, studentët e dalluar, sportistet dhe shumë grupe tjera.  Përkrahje do te kenë edhe të rinjtë që përmes artit ata që përfaqësojnë rininë e Suharekës do ta kenë mbështetjen tonë . Unë do të jem dhe mbetem zëri i arsyeje për ju rini.  Në mbështetje të ëndrrave tuaja”, ka shkruar Vataj.

Marigona Vataj shkollimin fillor e ka përfunduar në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Sallagrazhdë.

Ndërsa, gjimnazin e shkencave natyrore e ka përfunduar po ashtu në Suharekë, në “Jeta e Re”.

Ka përfunduar studimet Baçelor në Fakultetin Filozofik ,dega ” Punë Sociale” në Universitetin e Prishtinës.

Fillimisht ka punuar si vullnetare për 1 vit në organizatën jo-qeveritare “Down Syndrome Kosova”-2019,  po ashtu edhe në organizata të tjera ka marrë pjesë në projekte të ndryshme.

Tash e 2 vite është e punësuar si edukatore në kopshtin “Unik” në Prishtinë.

Aktivitetin politik në PDK e ka filluar tash e sa vite duke marr pjesë në organizime të ndryshme.

Gjithashtu është anëtare në këshillin e grave në Suharekë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu…