Spitali i Pejës ka filluar vendosjen e protezave të gjurit dhe të kërdhokullës

25 nëntor 2026 | 11:50

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë me dije se pas furnizimit me proteza nga SHSKUK, tashmë janë në javën e tretë të realizimit të këtij shërbimi të ri.

Sipas njoftimit të këtij spitali, rastet e para të vendosjes së protezave janë realizuar nga Dr. Shkumbin Berisha dhe Dr. Florim Bajraktari, shef i Repartit të Ortopedisë, me asistimin e Dr. Valdrin Komonit dhe Dr. Valdrin Gashit, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Anestezionit dhe ekipin e instrumentarëve.

“Reparti i Ortopedisë ka katër mjekë specialistë ortopedë, të gjithë të përgatitur dhe të trajnuar për realizimin e këtyre ndërhyrjeve kirurgjike, duke mundësuar kështu ofrimin e një shërbimi të ri dhe shumë të rëndësishëm për pacientët tanë. Gjithashtu, ju njoftojmë se lista e pritjes për vendosjen e protezave do të respektohet në mënyrë strikte, sipas radhës së paraqitjes së pacientëve, duke garantuar transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë. Një shërbim i ri, më shumë mundësi trajtimi dhe kujdes më i afërt për pacientët tanë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetari i Komitetit…