Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

25 nëntor 2026 | 11:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti ka siguruar 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se për këtë qëllim ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas Ramës, memorandumi synon të mbështesë punësimin dhe fuqizimin e grave që kanë qenë viktima të dhunës në familje, duke u krijuar mundësi për pavarësi ekonomike dhe integrim në tregun e punës.

“Kryeqyteti Prishtina ju ka n’mendje!”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dr. Mehmet Prishtina është nderuar tri herë nga organizata “Imazhi…