Mehmet Prishtina nderohet në Zvicër, mban fjalim për Ditën e Alfabetit dhe historinë kombëtare

25 nëntor 2026 | 11:00

Dr. Mehmet Prishtina është nderuar tri herë nga organizata “Imazhi Shqiptar” në Zvicër, në kuadër të Festivalit XXIV Ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar në Botë, ku mori pjesë në manifestimin kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në Uster të Zvicrës, Prishtina foli për rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në shërbim të gjuhës, identitetit dhe unitetit kombëtar shqiptar.

Ai theksoi se historia shqiptare është histori përpjekjesh, sakrificash dhe qëndrese për gjuhë dhe liri, duke përmendur Kongresin e Manastirit, Kryengritjen e Përgjithshme Antiosmane të vitit 1912, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Prishtina foli edhe për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e cilësoi si vazhdimësi historike të përpjekjeve shqiptare për liri dhe dinjitet kombëtar.
Gjatë manifestimit, ai shprehu mirënjohje për vlerësimet e pranuara nga Qendra “Gjenocidi – Plagë e Hapur në Kosovë”, për mbështetjen financiare të Qendrës dhe botimeve të saj, si dhe për sponsorimin e Himnit të Gjenocidit.

Po ashtu, vlerësim mori edhe nga veterani i UÇK-së, major Arton Hoti.

Një nga momentet e veçanta të manifestimit ishte edhe përzgjedhja e Mehmet Prishtinës për t’ia dorëzuar çmimin “Ambasador i Imazhit Shqiptar” Adnan Asllanit, ideatorit dhe dizajnuesit të logos së UÇK-së me tri shkronjat e arta.

Në kuadër të këtij aktiviteti u promovua edhe libri “Die Shqiptaren”, me autor Prof. Dr. Astrit Memija, ndërsa Prishtina prezantoi veprën e tij akademike “Lëvizja Revolucionare Kombëtare Shqiptare dhe Maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike, 1922–1928”.

Sipas tij, kjo vepër është përkthyer në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe maqedonisht, ndërsa është botuar edhe në gjuhën gjermane. Ajo gjendet gjithashtu e regjistruar dhe e qasshme online në katalogun e Bibliotekës Kombëtare Gjermane në Berlin.

Në fund të fjalës së tij, si president i Fondacionit “Hasan Prishtina”, ai theksoi rëndësinë e investimit në arsim, kulturë, shkencë dhe histori, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, trojeve shqiptare dhe mërgatës.

Shkurto hyrjen dhe përsëritjet

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Berat Armagedoni Më 09.11.2007 kam nënshkruar kontratën e parë me…