Së paku 46 veta të vdekur nga zjarri në Tajvan

14 tetor 2021 | 17:14

Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit, njoftuan të enjten zyrtarët e këtij vendi.

Sipas tyre, dhjetëra të tjerë morën plagë të rënda.

Departamenti lokal i zjarrit tha se ndërtesa e banimit dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

“Zjarri ishte jashtëzakonisht i egër dhe shkatërroi shumë kate”, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.

Ndërtesa ishte rreth 40 vjet e vjetër, me dyqane në katet më të ulëta dhe me apartamente sipër./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka reaguar ndaj deklaratës…